Liderët politikë të Lituanisë morën sot dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19, drejtpërdrejt në televizion, në një lëvizje për të rritur besimin e publikut. Kjo lëvizje vjen disa javë pasi Lituania pezulloi përkohësisht vaksinimet me AstraZeneca.

Presidenti Gitanas Nauseda dhe kryeministrja, Ingrida Simonyte morën sot dozën e parë nga dy dozat e vaksinës së AstraZeneca, në klinikat në kryeqytetin Vilnius.

Edhe kryetarja e Parlamentit Viktorija Cmilyte-Nielsen dhe ministri i Shëndetësisë, Arunas Dulkys gjithashtu do të vaksinohen sot.