Jemi mësuar që nga viti 2013 të shohim kryeministrin Rama i cili zhvillon komunikime me qytetarët në rrjete sociale në mënyrë direkte, duke u futur live në Facebook nga kudo ndodhej, në terren, në zyrë por edhe në makinë gjatë kohës që shkonte nga një aktivitet në tjetrin. Kjo traditë e krijuar nga Rama, ka vazhduar nga 2013 deri në ditët që  flasim.

Por, 8 vjet pasi Rama e kryen këtë lloj komunikimi me qytetarët është kujtuar ta kopjojë edhe Lulzim Basha edhe pse ky i fundit e ka te veshtire te komunikoje vete direkt dhe ka marre nje asistent ne makine i cili i lexon pyetjet e qytetareve, ndoshta nga frika se mos kryedemokrati ben nga ato gafat e tij. Ditën e sotme ai zhvilloi një komunikim live në facebook, nga makina. Mesa duket Lulzim Basha nuk rri dot pa e kopjuar Ramën edhe pse e atakon për mënyrën e tij të komunikimit online. Gjithësesi, dëshira e Bashës për tu dukur e bërë si Rama është e dukshme. Pavarsisht se shumë vonë, pra 8 vite pas Ramës, Basha po bën të njëjtën gjë. Se sa kopjues i mirë është mbetet të vlerësohet nga qytetarët, por që kopjon nuk ka asnjë dyshim./Lexo.al