Më herët ministrja Manastirliu bëri të ditur se në muajin prill do të vijnë dhe rreth 20 mijë vaksina nga Pfizer. Ajo tashmë ka zbuluar datën kur do të vijnë këto doza në vendin tonë, duke thënë se këto vaksina do të jenë në Shqipëri deri më datë 20 prill.

Gjithashtu, Manastirliu tha se 23 mijë vaksina të tjera të Pfizer do të vijnë në vend në muajin qershor.

“Deri më tani procesi ka ecur shumë mirë. Do të kemi deri më 20 Prill, 20 mija vaksina nga Pfizer. Sot kemi marrë edhe një informacion për një nga dritaret që kemi aplikuar nga COVAX-i. Në qershor do kemi edhe 23 mijë vaksina të Pfizerit.

Ndërkohë që presim edhe vaksinat AstraZeneca dhe gjithashtu edhe vaksinat nga kompania prurëse për kalendarin tjetër të distribucionit. Sot procesi ka vazhduar në të gjithë Shkodrën”, tha Manastirliu.