Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 15°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 22°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 23°C. Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.