Në minutat e fundit të ndeshjes mes Portugalisë dhe Serbisë për eliminatoret e Kupës së Botës, Cristiano Ronaldo mundi të kalojë topin pas vijës fatale të portës, me Mitrovic, që e ndali disa centimetra pasi kishte hyrë, por gjyqtari mendoi ndryshe.

Në Marakana, stadiumi i Crvena Zvezdës nuk ka “Goal Line Technologhy” dhe gjyqtari anësor nuk akordoi gol për Portugalinë. Kjo shkaktoi irritimin e madh të Ronaldos.

Portugezi protestoi fort te gjyqtari, por ky i fundit qëndroi i palëkundur, duke shtuar tensionin te Ronaldo. Ky i fundit, edhe pse ndeshje nuk kishte përfunduar zyrtarisht, la fushën dhe hodhi shiritin në tokë.