Kryeministri Rama ndau sot pamje nga vaksinimi masiv i të moshuarve në Sheshin “Skënderbej”, në kryeqytet, ndërsa shprehu bindjen se “do t’ia dalim të rikthehemi në jetën e dëshiruar më shpejt e më mirë se shumë të tjerë”. “Jo vetëm do t’ia dalim, po do t’ia dalim të rikthehemi në jetën e dëshiruar më shpejt e më mirë se shumë të tjerë. Shqipëria buzëqesh”, tha Rama. Synimi i qeverisë është vaksinimi i popullatës brenda 14 muajsh nga nisja e procesit.

Shqipëria është vendi i dytë në rajon që ka filluar vaksinimin masiv, ndërkohë që pas nisjes së vaksinimit masiv antikovid, është arritur dje shifra e 119 mijë vaksinimeve në total.

#RESPEKT❤️?

Jo vetëm do t’ia dalim, po do t’ia dalim të rikthehemi në jetën e dëshiruar më shpejt e më mirë se shumë të tjerë!

#ShqipëriaBuzëqesh ?

Posted by Edi Rama on E martë, 30 Mars 2021