Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i 13 në listën e opozitës në Tiranë, kërkon mbështetje nga qytetarët për të marrë besimin e tyre për një tjetër mandat në Kuvendin e Shqipërisë.
Në një komunikim me ndjekësit në faqen e tij, teksa u ka ftuar që të votojnë për emrat që duan, Shehi u ka dhënë edhe numrin e telefonit. Më tej u ka kërkuar që nëse kanë dëshirë të mbledhin sa më shumë vota për të votuar nr. 13, pozicionin që ai ndodhet në listën e Tiranës.
“Nëse duam t’i afrohemi Europës duhet të ndryshojmë dhe ndryshimi fillon nga ndryshimi i qeverisë. Nëse nuk ndryshojmë këtë kryeministër, të gjitha gjërat janë minimale, unë do t’ju ftoja të votojmë për ndryshimin. Hajde zgjedhim ata njerëz që ju ju duken më të mirë brenda listave që janë. Unë jam nr. 13 do e përsëris. Unë do doja meq sjamë pjesë e strukturave të mëdha do të doja dhe ndihmën tuaj, kush don të kontribuojë kontribut moral asgjë tjetër. Të mbështesi.
Ne po komunikojmë për fushatën dhe unë do të doja, edhe ndihmën tuaj, kushdo të kontribuojë, të mbledhë vota të mbështesë nr. 13. Unë po u jap nr. e telefonit, 06 860 14 414, megjithatë është faqja ime e internetit,do ti keni të gjitha të dhënat. Do tju ftoja të kontribuoni ata që ndiejnë. Të votojmë të gjithë për opozitën, pastaj të votojmë për ata që janë burra më të mirë brenda kësaj liste, për Tiranën janë 30 e ca vetë. Unë jam nr. 13 në listën opozitare ne qarkut të Tiranës, besoj se i meritoj votat e juaja. Nuk them se jam më i miri por jam një njeri që kam dhënë një kontribut pozitiv”, tha Shehi.