“Hipokrizia e Boratit”. Kështu e nis një shënim të tijin në Facebook mjeku Erion Dasho, i cili u bë i njohur vetëm gjatë pandemisë. Ai ngre shqetësimin se në sheshin ‘Skënderbej’ ku po kryhet vaksinimi masiv nuk po respektohet distanca nga personat në radhë.

Një tjetër shqetësim i Dashos është se në të njëjtin shesh pak ditë më parë Partia Socialiste paska bërë hapjen e fushatës. Mirëpo doktori “nuk e di” se 1 kilometër më larg atij sheshi, Partia Demokratike organizoi një bombë pandemike.

“Nuk ka ditë që të mos dalin fakte të reja nga hipokrizia e Boratit! Dita e çeljes së fushatës me kandidatët të larguar në distancë sigurie dhe bazuar në gjithë rekomandimet për parandalimin e COVID-it. Një pamje që do t’i bënte nder edhe Norvegjisë apo Finlandës! Sot, në të njëjtin shesh, “gjyshërit” e Boratit në radhë duke u shtyrë për të përfituar vaksinën elektorale, në kushte që i ekspozojnë ndaj COVID-it duke u rrezikuar seriozisht jetën. Nuk ka shembull më të mirë për të provuar se Borati nuk shqetësohet aspak për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, por vetëm për efektin që vaksinimi me vaksinën turke do të ketë në votën e 25 prillit. Turp dhe një skandal që duhet hetuar” – thotë Erion Dasho fjalë për fjalë duke postuar këto dy foto:


Që t’ia plotësojmë doktorit argumentin, po i kujtojmë edhe disa aktivitete të tjera. Si një mjek profesionist dhe aspak i politizuar siç shprehet se është, duhet të shqetësohet për pamjet e mëposhtme. Që këto pamje janë më skandaloze sesa organizimi i vaksinimit, kjo nuk do as mend as kalem. Por vetëm në emër të shkencës, do donim një koment nga mjeku Dasho për “Covid-party” që organizon Lulzim Basha përditë…