“Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, po hetohet pas zbulimeve se ajo dhe familja e saj thyen kufizimet e Covid-19 në vend”, ka thënë policia.

Solberg mblodhi familjen e saj në qytetin e skive Geilo për 60-vjetorin e lindjes në fund të shkurtit, duke shkelur bllokimet dhe rekomandimet për kufizimin e ndërveprimeve shoqërore, sipas medieve vendase.

“Në sfondin e informacionit që është shfaqur në shtyp, së bashku me deklaratat e vetë kryeministres, policia ka vendosur të fillojë një hetim të lidhur me një shkelje të mundshme të rregullores së Covid-19″,ka thënë policia në një deklaratë.

Nga ana tjetër, Solberg ka reaguar përmes një statusi në Facebook. “Më vjen keq që unë dhe familja ime kemi thyer rregulloren e koronës, që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Sigurisht që duhet të kishim ndjekur të gjitha rekomandimet, siç ju kam kërkuar. Unë jam veçanërisht duke menduar për të gjithë ata që u është dashur të anulojnë ngjarjet që kanë pritur me padurim, një ditëlindje me shokët e klasës, një festë me miqtë ose ndonjë gjë tjetër që është e rëndësishme. Unë i kuptoj ata që zemërohen dhe zhgënjehen për këtë. Unë kam bërë një gabim dhe për këtë dua të them që më vjen keq”, ka shkruar ajo.

Përveç pasojave ligjore, çështja mund të ketë pasoja për karrierën e saj politike ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet në shtator të këtij viti.

Trembëdhjetë anëtarë të familjes së Solberg darkuan në një restorant më 25 shkurt në mungesë të saj, sepse asaj iu desh të shkonte në spital për një problem me sytë edhe pse rregullat kufizojnë numrin e njerëzve që marrin pjesë në një ngjarje private në një hapësirë ​​publike. Ajo dhe të afërmit e saj shkelën një rekomandim tjetër të nesërmen duke u mbledhur 14 persona, katër më shumë se kufiri i lejuar, për të ngrënë sushi në shtëpinë e saj. Lajmet nxitën një tërbim në mediet sociale, me disa që bënin thirrje për dorëheqjen e saj.