Disa ditë më parë, kur Atdheu zbuloi se ishte puthur me Antonelën, kjo e fundit bëri një deklaratë të fortë. Antonela tha se Atdheu është një djalë aq i ulët sa ka goditur me karrige në fytyrë edhe Shqipen. Këtë gjë e konfirmoi vetë Shqipja pas emisionit përmes rrjeteve sociale. Kjo ngjarje ka ndodhur e gjitha në prapaskenë dhe askush nga publiku nuk di ndonjë detaj në lidhje me të. Ndaj sot, e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Shqipja rrëfeu se si lindi debati me Atdheun që degjeneroi deri në dh un ë. Ajo tha se njëherë ka mbështetur mendimin e Arjan Konomit, që i cilësoi djemtë si eskortë. Shqipja u shpreh se në fakt ajo nuk e kishte personale me Atdheun, por për të gjithë djemtë. Më pas i revoltuar Atdheu e ka ofenduar dhe e ka gjuajtur me karrige. Mirëpo Shqipja bëri një paralajmërim të fortë, duke u shprehur se Atdheu do pendohet së shpejti për të gjitha. “Unë nuk e kisha drejtuar Atdheut, por i dhashë Arjanit të drejtë që janë të gjithë eskortë. Por eskortë në kuptimin e parë të fjalës është shoqërues, siç mund të kenë edhe deputetët. Kjo gjë e ngacmoi dhe ka sharë me fjalët më të ndyra, por do pendohet shumë shpejt për ato”, tha Shqipja.

Kjo ngjarja ka ndodhur 1 muaj më parë, pasi Atdheu u revoltua me Arjanin, sepse ky i fundit i quajti djemtë eskorta. “Ju jeni këtu për të krijuar lidhje me këto vajzat, se keni 6 muaj që silleni si eskortë, sikur jeni djem me pagesë që ju marrin nëpër takime”, u shpreh Arjan Konomi.

Më pas Atdheu u largua nga studioja dhe pasi u rikthye u shpreh: “Është hera e fundit që unë kthehem në këtë studio për hatër të Olsës. Eskortë nuk kam qenë ndonjëherë në jetë dhe nuk do bëhem ndonjëherë. Që kur kam lindur as jam shitur e as jam blerë. Nuk i duroj dot më këto ofendime, as këtu në skenë dhe as në prapaskenë. Le të jetë hera e fundit”.