Bashkia e Tiranës vijon dhënien e çelësave të shtëpive të reja të rindërtuara pas tërmetit. Në Baldushk ishte kryebashkiaku Veliaj vizitoi 3 familje të cilat sot i gëzohen shtëpive të reja.
“Në fund, puna flet vetë. Ajo që kemi bërë këtu në Baldushk është fantastike, duke filluar nga investimet e rrugëve, investimet e ujësjellësit, investimet tek urat, shkollat, tregu i Baldushkut, ndërsa tani do vijojmë edhe lagjen me 30 shtëpitë e fundit. Në finale, edhe në Baldushk, ashtu si në të gjithë Tiranën, do fitojë puna”.
Për koalicionin e sotëm opozitar Erion Veliaj tha se kanë dështuar sa herë kanë patur pushtet në dorë.
Lulin e provuam si kryetar Bashkie, s’bëri asnjë shkollë. E provuam në Ministrinë e Brendshme, u vranë njerëzit, e paimagjinueshme në demokraci. E provuam te “Rruga e Kombit”, u zhdukën 300 milionë euro. E provuam në Ministrinë e Jashtme, fali detin. Ata të LSI-së janë si familje sh.p.k. Kur shikon pastaj sekretarin e tyre në ministrinë e Bujqësisë që vidhte edhe lekët e miut të arave, edhe pesticidet për karkalecat e lekët e papaqit, – se vetëm papaqi i LSI-së bën dyfishin e çmimit në treg, – hajdutë me çizme! Atje e kanë kollaj, se sa më shumë dosje të kesh në SPAK, aq më i fortë je si kandidat”. Në Njësinë Administrative Baldushk po rindërtohen 99 shtëpi individuale, 30 nga të cilat do të zhvendosen në lagjen e re.