Ministrisë së Emigracionit të Greqisë, bën me dije selejet e qëndrimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi, do të shtyhen deri më 31 dhjetor 2021. Ky vendim, është marrë për shkak të situatës së Covid-19, ku ditët e fundit ka pasur një rritje të rasteve të reja me Covid-19. Sipas një njoftimi, bëhet e ditur se ezidentët shqiptarë që ishin përfshirë në vendimin e mëparshëm deri në 31 mars, përfitojnë shtyrje automatike deri në fund të vitit.
Ministria ka publikuar, në faqen zyrtare të gjithë kategoritë që do të përfitojnë nga ky vendim.
Kategoritë që përfitojnë: Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.1.2020 deri më 31.07.2020 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtuar deri më 31.03.2021
Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.08.2020 ose skadojnë deri më 31.03.2021 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtyhet, për 8 muaj nga data e skadimit. Për leje qëndrimi që skadojnë nga data 1.04.2021 deri 30.12.2021. Autoritet greke sqarojnë se për kalimin e emigrantëve të pajisur me vërtetime blu drejtë Shqipërisë dhe anasjelltas, nevojitet edhe plotësimi i formularit të posaçëm në ambasadën ose konsullatat greke në vendin tonë.
Sipas reformës së re të nënshtetësisë, për aplikimin kërkohet leje e qëndrimit. Por, në kushtet aktuale dhe vetëm për muajt që lejet e qëndrimit kanë marrë shtyrje nga situata e pandemisë, do të pranohen leje qëndrimi të skaduara. Kështu, nëse aplikuesit kalojnë me sukses testin e gjuhës dhe historisë greke, mund të vijon në aplikimin për nënshtetësinë normalisht, me lejet që kanë marrë shtyrje automatike deri në 31 dhjetor 2021. Kjo vlen vetëm për kategoritë e përfshira në vendimin e shtyrjes dhe jo për lejet që nuk janë rinovuar për arsye të tjera. Greqia ka shtyrë deri në 5 prill kufizimet e lëvizjes me vendet jo anëtare të BE, dhe me gjasa do ti zgjasë sërish këto kufizime deri në mesin e majit, periudhë në të cilën parashikohet edhe nisja e sezonit turistik në vend.