Kufizimet, një valë e tretë infektimesh dhe një proces vaksinimi i ngadaltë po i japin hapësirë pandemisë të rikthehet në Europë. Kjo situatë po luhat dhe tregjet, që nga yield-et e obligacioneve, aksionet dhe tek sjellja konsumatore e vakët.
Europa po humbet luftën me Covid ndërkohë që SHBA-ja do të dyfishojë numrin e të vaksinuarëve dhe pritet të rikthehet shumë shpejt në normalitet. Sipas ekspertëve diçka e tillë mund të ndodhë shumë vonë në Europë.
Çfarë po ndodh me tregjet ekonomike në Europë?
Tregu i obligacioneve në Europë luhatet me 200 pikë me atë në SHBA dhe sipas ekspertëve “tregu i obligacioneve në BE mori ashensorin për t’u ngjitur dhe shkallët për t’u ulur”.
Euro po dobësohet dhe nuk po jep më shpresë si në fillim të pandemisë. Parashikohet dhe shtyrje e fondit të ndihmës, ndërkohë SHBA-ja ka shpërndarë çeqet e ndihmës ekonomike në masë.
Ekonomistët e bankave tregtare në Europë thonë se e gjithë kjo situatë erdhi nga menaxhimi i keq i qeverive dhe do të lejë një plagë të madhe në ekonominë e Europës.
Aksionet po shkojnë në rotacione herë pas here, ndërkohë që energjia dhe tregtia me pakicë nisi të përmirësohet.
Të gjithë sytë nga turizmi me shpresën se sezoni i verës do të ndihmojë ekonominë. Javën e ardhshme Gjermania do të blejë 21 milionë euro obligacione dhe Italia 500 milionë me çeqe të vogla me qëllimin e rritjes së inflacionit.