Loredana dhe Mozzik janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe së bashku me vogëlushen e tyre, Hanën po jetojnë ditë të shënuara. Pas udhëtimit në Milano, e Dubai, ata janë rikthyer në vendin e tyre dhe po i kalojnë ditët së bashku, teksa punojnë e bëjnë qejf. Megjithëse nuk e kanë pranuar me gojën e tyre që janë bashkë, postimet në rrjete sociale kanë “bër titur” me të madhe që ata janë rikthyer.

Madje, as çifti vetë s’e ka më aspak problem që edhe të tjerët t’i publikojnë, siç ishte kjo video e fundit që na zbukuroi ditën. Mozzik dhe Loredana shfaqeshin në shoqërinë e miqve dhe nuk e dinin që po filmoheshin, teksa reperi i vendos në kokë një kurorë partneres së tij, siç i ka hije! Për më tepër, ndiqni videon:

Së shpejti, Mozzik do të depërtojë në industrinë e “hookah”. Mësohet se është bërë çdo gjë gati për lançimin në treg të shijeve të ndryshme të shisha-ve të ideuara dhe konceptuara nga vetë Mozzik. Janë krijuar shtatë shije të ndryshme dhe të personalizuara duke iu përshtatur preferencave të ndryshme dhe së shpejti do të nisë prodhimi i tyre.

“Madam” quhet një nga shijet dhe kjo i bëri ndjekësit e reperit të mendojnë menjëherë se i dedikohet Loredanës falë edhe projektit të dikurshëm të përbashkët. Ky premtim është që përveçse në shije, ato të bëjnë diferencën edhe në aspektin e cilësisë që do jetë “tjetër nivel”.