Shtimi i raste të reja të infektimit në Gjermani ka bërë që udhëheqësit gjermanë të landeve kanë miratuar zgjatjen e izolimit të pjesshëm të vendit deri më 18 prill.
Ky vendim ka ardhur në prag të Pashkëve në Gjermani, ku vendi do të mbyllet pjesërisht për një periudhë 3 javore.
Kancelarja, Angela Merkel me 16 kryeministrat e landeve arritën marrëveshje mbi masat e rrepta të bllokimit të martën – pas 11 orësh bisedimesh mbi rrugën përpara të vendit gjatë pandemisë. Ndërkohë vijon procesi i vaksinimit me AstraZeneca dhe me vaksina të tjera të siguruar.E.L