Le të lëmë për pak aspektet pozitive, e t`u hedhim një sy atyre negative. Sigurisht, mos i merrni të gjitha seriozisht. Këto karakteristika janë për ata që i besojnë leximit të yjeve dhe nuk e nisin ditën pa parë horoskopin.
Dashi-Shenja e Dashit ka zakon të veprojë rrezikshëm sipas instinktit dhe të hidhet në veprim pa u menduar shumë. Në mënyrë të pashmangshme, shpesh paguan pasojat.
Demi-Kokëfortësia e tij është zakoni më i keq. Ai vështirë se merr në konsideratë një kompromis dhe vështirë se e ndryshon mendjen për ndonjë gjë ose për dikë.
Binjakët-Ndër zakonet e këqija të Binjakëve është mospërputhja! Një gjë që e bën atë shpesh të ndryshojë mendje dhe gjithmonë të vonojë zgjedhjet dhe vendimet.
Gaforrja-Zakon i keq i shenjës më emocionale të Zodiakut është t’u japësh rëndësi pasigurive dhe ankthit. Duhet të mësojë të mendojë më pozitivisht!
Luani-Dëshironi të jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe të besoni se dini të vërtetën absolute.
Virgjëresha-Mania për të ndjekur përsosmërinë. Një mani që e bën atë të kërkojë shumë nga vetja dhe të tjerët.
Peshorja-Zakon më i keq i shenjës së Peshores është të shmangë të gjitha konfliktet. I urren përleshjet dhe grindjet, por edhe diskutimet më të thjeshta që kanë tone të nxehta.
Akrepi-Një nga zakonet më të këqija, që e disponon Akrepi është dëshira për të manipuluar të tjerët dhe situatat në mënyrë për të pasur më shumë kontroll.
Shigjetari-Zakoni i keq i shenjës së Shigjetarit është të hidhet në veprim pa u menduar mirë dhe për këtë arsye shpesh bie në telashe.
Bricjapi-Zelli i tij në vendin e punës ndonjëherë është vërtet i tepruar dhe ai e ka zakon të keq të lërë pas dore të dashurit e tij për këtë arsye.
Ujori-Zakon i keq i shenjës së Ujorit është të mbyllet shpesh në vetvete dhe të mos lejojë askënd të hyjë. As të dashurit.
Peshqit-Dhe së fundmi, ndër zakonet e këqija të shenjave të zodiakut gjejmë atë të Peshqve që shumë lehtë priren të jenë dramatik dhe të ekzagjerojnë çdo emocion.