Nga data 24 mars deri në 15 prill çelet thirrja për të aplikuar në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2021. Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca tha se ashtu sikurse dhe vitin e kaluar, aplikimet kryhen vetëm online në portalin e-Albania dhe fermerët mund të marrin informacion, në Agropika për mënyrën dhe modalitetet.
“Aplikimet kryen me zero dokumente. Vetëm me kartën e identitetit, numrin e NIPT-i dhe me një vetëdeklarim ju mund të kërkoni mbështetje për një nga 9 masat mbështetëse që ka ky program këtë vit”, tha Krifca. Mbështetja ofrohet për sektorët: blegtori, betari, zëvendësimin e plasmasit në serra, për prodhimin organik, për certifikimin Global GAP, për bimët mjekësore, për shndërrimin e shtëpive në bujtina dhe ndërtimin e një agroturizmi të ri. Krifca theksoi se, “vitin e kaluar numri i aplikime në Skemën Kombëtare u rrit me 20 % ndonëse për herë të parë u zbatua aplikimi online, diktuar nga kushtet e pandemisë”. Përveç kësaj vijoi ajo, ky model, bëri që edhe fondet të alokohen më shpejt dhe procesi të vetvete të konsiderohej i suksesshëm 20 agropika në të gjithë vendin dhe zyra e AZHBR-së janë në dispozicion të infomimit të fermerëve për çdo paqartësi dhe këshillim.