Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u takua sot me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe me drejtoreshën e BKH-së, Aida Hajnaj.

Duke njoftuar për këto takime, Soreca u shpreh se u bisedua për arritjet e deritanshme.

“Ne diskutuam për arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesin transparent të rekrutimit për hetuesit e BKH”, theksoi Soreca.

“Është e rëndësishme të vazhdohet me të njëjtin intensitet dhe angazhim, duke pasur parasysh pritshmëritë nga SPAK për të vazhduar arritjen e rezultateve. Theksova rëndësinë e ecjes përpara me trajnim të shpejtë dhe emërimin e hetuesve”, vijoi kreu i delegacionit të BE-së.

“Përsëris gjithashtu se Bashkimi Europian është i gatshëm të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe ndihmë të plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të Reformës në Drejtësi,” u shpreh ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.