Ish kryeministri Sali Berisha në një intevistë për ‘ABC’ ka deklaruar se e ka kaluar koronavirusin. Ai është shprehur se virusin e ka kaluar si një grip në një formë të zakonshme, ndaj kjo është dhe arsyeja se përse nuk e ka bërë publike.

Ish-kryeministri është shprehur se pavarësisht se ka qënë i infektuar ka punuar çdo ditë njësoj. Ndër të tjera Berisha shton se vaksinën do ta bëjë kur ti vijë radha.

“Unë kalova një grip në formën më të zakonshme. Kjo është dhe arsyeja e vërtetë që unë nujk e bëra publike, Unë thash nëse kjo kalon në stadin e rrufrave të zakonshme unë nuk do ta bëj publik. Unë pata vetëm një shenjë që ishte një rrufë disa ditore dhe dy ditë kam pasur një temperaturë prej 37 e gjys. Në shkurt unë kam punuar çdo ditë njëlloj, nuk më ka cënuar aftësinë për punë.Unë shumë herë kam pasur shumë karantina pasi kisha kontakt me persona që kishin takuar të infektuar me koronavirus. Aspekti më i vështirë ishte procesi i karantinës, ajo duhet të zbatohet dhe duhet të jemi seriozë”, ka thënë Berisha.

Kujtojmë se Sali Berisha prej kohësh vijon të përhapë pani k për Covid, por edhe për vaksinimin. Sot madje ai shprehet se pesë mësues dhe një ish-kryebashkiak janë shumë keq pas vaksinimit me AstraZeneca.

”Nderlikime serioze nga Astra Zeneca ne Shqiperi. Edvini urdheron fshehjen e tyre. Kandidati per deputet i narkopartise transportohet urgjent nga Bulqiza ne Tirane! 5 mesues nga nje shkolle nuk dalin ne pune te nesermen e vaksinimit. Lexoni denoncimet e mediave dhe qytetareve dixhital.” – thotë Sali Berisha i njohur për papërgjegjshmëritë e tij.