Ditën e sotme priten të mbërrijnë 38400 dozat e vaksinës AstraZeneca. Përtej debatit në disa shtete, në Shqipëri vaksinat e AstraZeneca-s do të përdoren në çdo grupmoshe. Shefja e ISHP-së, Silva Bino tha ditën e djeshme se kjo vaksinë është e sigurt dhe e efektshme te të gjitha moshat, jo vetëm mbi 65-vjeç.
Studimet e kanë vërtetuar një gjë të tillë, shtoi Bino, për këtë arsye Italia dhe Gjermania janë tërhequr nga vendimi për të vaksinuar me AstraZenica vetëm mbi 65-vjeç dhe e kanë shtrirë atë në të gjithë popullsinë. Me këto doza do të vaksinohen mësuesit, proces i cili pritet të nisë të shtunën.
Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 22,693 vaksinime për personelin shëndetësor dhe të moshuarit. Por vaksina e AstraZenecas është një prej më të kontestuarave për shkak të pasojave që ka caktuar tek disa prej të injektuarve, duke e bërë të ndaluar për disa vende dhe të parekomandueshme për grupmoshën +65 vjeç. Dhe disa shtete të BE-së kanë vendosur bllokimin e vaksinës për shkak të disa problemeve me presona të ndryshëm pas marrjes së parë të dozës së vaksinës.
Por kompania ka reaguar se kjo nuk ka lidhje me vaksinën dhe se problemet apo humbja e jetës në disa shtete nuk kanë të bëjnë me injektimin e dozës së parë të Astra zeneca.