Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka falenderuar me anë të një statusi në Facebook prestigjozen “Global Woman Club” për artikullin që i ka dedikuar. Teksa ka shkëputur një pjesë nga artikulli ne lexojmë që “Global Woman Club”, është referuar për Spiropalin si një grua që frymëzon. Mes të tjerash janë referuar për ministren si një grua fortë që di ti bëjë ballë kritikave. Artikulli zbulon dhe anë të tjera jashtë fushës së politikës për Spiropalin.
Postimi i plotë i ministres Spiropali-Mirënjohje ekipit fantastik të “Global Woman Club” për kopertinën me shije dhe fjalët e mira? “Elisa Spiropali… Gruaja që frymëzon. Elisa Spiropali e ka treguar veten se është një grua e fortë. Si deputete, si minister, si grua në politikë, ajo ka ditur t’i bëjë ballë su lmeve, kritikave dhe ia ka dal të triumfojë me forcën që e karakterizon. Jemi mësuar ta shikojmë në debate televizive, ku përballet ashpër dhe me argument, ndaj për të, por edhe për publikun një intervistë ndryshe është risi. Natyrisht që Global Woman do të ishte dritarja e duhur për një femër, që tashmë është shndërruar në shembull për politikën shqiptare. Elisa na zbulon se jo gjithmonë ka qenë e lehtë, ka pasur moment dëshpërimi, momente të vështira, por ashtu si ajo shprehet, tanimë nuk ka kthim pas. Nuk ka ngurruar të ndajë me në edhe disa këshilla për rininë shqiptare, që më së shumti janë këshilla jete. Jashtë politikës, ministrja është si çdo grua tjetër, e angazhuar me familjen, fëmijët dhe me një dëshirë të zjarrtë për artin…”
Fotografitë e kohështrirjes · D
Mirënjohje ekipit fantastik të “Global Woman Club” për kopertinën me shije dhe fjalët e mira?
“Elisa Spiropali……
Posted by Elisa Spiropali on E mërkurë, 24 Mars 2021