Shuhet legjenda e futbollit kroat, Zlatko Krajncar. 65-vjeçari, ish-sulmuesi i Dinamo Zagreb ka ndërruar jetë në spital pas një sëmundjeje të rëndë. Krajncar bëri emër edhe në Austri, ku u aktivizua me klube si Rapid Vien dhe VSE St. Polten. Ai ishte kapiteni i parë i Kroacisë, pasi u shkëput nga Jugosllavia në vitin 1990
Në periudhën 2004-2006 Krajncar ishte trajneri i kombëtares kroate, ndërkohë që ka drejtuar edhe Malin e Zi. Ai ka qenë në krye të shumë klubeve kroate, si dhe ka punuar edhe në Austri, Iran, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.
Krajncar kishte nëj sëmundje të rëndë, që e mbyti në pak kohë. Rreth dhjetë ditë më parë ai u shtrua në spital në Zadar, pasi kishte probleme me mëlçinë. Pastaj u transferua në Zagreb në spital, ku edhe jetoi ditët e fundit të jetës së tij.