Nga Endri Kajsiu/ Kush do të ishte ajo dyshe politikanësh, që në vitin 2021, kur shqiptarët më shumë se gjithçka duan qetësi, paqe, lehtësim nga streset e një situate të vështirë mbarë botërore, dhe padyshim shpresë për të ardhmen, do t’u sillte si ofertë dhu nën? Përgjigja është e thjeshtë: E njëjta që këtë ofertë e ka patur konstante gjatë tre dekadave të fundit: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Përshkallëzimi i d hunës verbale dhe fizike që është parë gjatë ditëve të fundit, e ka shpjegimin tek shtrengimi i darës, politike dhe të drejtësisë, që po ndjejnë këta dy personazhe, njëri i kthyer në një relike të një të shkuare të zymtë për shqiptarët, dhe tjetri i shndërruar në një karikaturë qesharake, një lloj dordoleci, të cilin edhe zogjtë e fushave kanë filluar të mos e marrin seriozisht.

Të gjithë ata që mendonin se ngjarja në zyrat e partisë që deri një javë më parë ishte e Bamir Topit dhe tani është e Sali Shehut, ishte diçka e shkëputur, një lloj shpërthimi simptomash të gjendjes mendore të atij që zyrtarisht e kemi ende President të Republikës, tashmë janë të qartë se nuk është kështu.Ajo u pasua nga dy ngjarje të tjera, dhune verbale me tendenca të forta drejt dhunës fizike, që u materializua sot. Nëse në godinën e bashkisë, Ilir Meta me një pamje të çakërdisur sulmonte dhunshëm punonjës të policisë në krye të detyrës, në dy ngjarjet e tjera, zgjodhi të dërgojë kukullat e Sali Berishës.

Ndërkohë, Lulzim Basha ishte në gjumë.
Ditën pas skenave të turpshme, të denja për hollin e një spitali psikiatrik, Kryeministri ndodhej në Shkollën “4 Dëshmorët”, ku do të niste vaksinimi i mësuesve. Një rreze shpresa për mijëra e mijëra dhurues të dijes, që në këtë vit pandemie kanë sakrifikuar jo pak.
A ka vend më të gabuar për të shpërfaqur ofertën e dhunës, se sa një institucion i dijes, brenda të cilit po kryhet një proces që mbron jetën e atyre që dijen e dhurojnë?

Nuk e mendojnë kështu Ilir Meta dhe Sali Berisha! Ata kishin dërguar një kor të porositurish, posaçërisht për të sulmur Kryeministrin Rama. Ndërs sot, çifti i strategjisë së dhu nës, ofroi serinë më të turpshme të saj. Nuk kishte ndodhur kurrë mes shqiptarëve, që një ditë feste të shndërrohej në një ditë sherri. Për më tepër, politik.

Kori i të porositurve të Sali Berishës dhe Ilir Metës, mision të kësaj të diele kishte të prishte Festën e Ditës së Verës në Elbasan. Ata kishin marrë detyrën që të prishnin festën, duke provokuar me thirrje Kryeministrin dhe mbështetësit e tij, me qëllim që të shkohej deri në përplasje fizike. Turp më të madh nuk ka!

Mendoni pak vetëm, se sa qytetarë të Elbasanit kanë zgjedhur që përballë skenave të tilla, të heqin dorë nga një ditë që e kanë pothuajse të shenjtë, e të rrijnë mbyllur në shtëpi, nga frika se një grusht barbarësh të porositur prej strategëve të dhunës, mund t’u bënin dëm, teksa kryenin misionin e tyre fatkeq.

Imagjinoni pak sikur, militantë të Partisë Socialiste, të vendosnin të prishnin atë parakalimin e pupacit të këtyre dy strategëve të dhunës, Lulzim Bashës, i cili ishte ngritur herët sot çuditërisht, për t’u rikthyer në qytetin që e dëboi me votë bindëse në vitin 2013. Sot në rolin e kukullës, Luli u mbështet te dhuna e atyre që e komandojnë, Berishes e Metës. Falë Zotit, ngjarje të tilla përtej turpit që do të jetë e vështirë të fshihet, po ndihmojnë për të kthjelluar mendjet e njerëzve, se në këto zgjedhje të 25 prillit, ndodhen përballë dy zgjedhjeve të mëdha: Të shkuarës së dhunës, hurit, zjarrit, dhe të ardhmes së shpresës dhe një Shqipërie normale, që zgjedh qytetarinë.Dhe për këtë kontrast të thellë duhet t’i jemi mirënjohës edhe Sali Berishës, Ilir Metës dhe kukullës së tyre, Lulzim Bashës.