Eshtë zbuluar pse ndjejmë dhimbje torturuese në dhëmbë kur kafshojë një ushqim të ftohtë ose pimë diçka të ftohtë. Shkencëtarët kanë lokalizuar qelizat dhe sinjalet në dhëmbë të ndjeshëm që zbulojnë rënie të mëdha të temperaturës, shkaktojnë dhimbje dhëmbi dhe tronditje të trurit. Njerëzit me dhëmbë të prishur janë më të prirur të kenë dhimbje sepse rruga është e ekspozuar, shkruan CNN.
Prof Katharina Zimmermann, studiuesja kryesore e punës, tha objektivi quhet TRPC5. Ekipi i studiuesve nga Gjermania, gjurmoi vendndodhjen e tij në një tip specifik qelizor, odontoblast, që ndodhet midis masës së brendshme të butë dhe shtresës së jashtme të fortë të dhëmbëve të përbërë nga dentina, pastaj smalti.
Smalti nuk ka ndjeshmëri, ndryshe nga dentina që lidhet me masën e butë të brendshme, ku jetojnë qelizat nervore. Nëse dentina bëhet e ekspozuar, pas prishjes së dhëmbëve ose sëmundjes së mishit të dhëmbëve, stimuj të dhimbshëm si temperatura ose lëngje të caktuara do të shkaktojnë dhimbje.