Maskat e pambukut, të cilat mbledhin më pak lagështi përmes frymëmarrjes së njeriut, janë 35% më efikase dhe më të mira, rrjedhimisht një zgjedhje më e mirë sesa maskat sintetike, kur vjen fjala te përhapja e Covid-19. Këto maska janë më efektive në parandalimin e përhapjes së grimcave, sipas studimit më të fundit të Institutit Kombëtar Amerikan të Standardeve dhe Teknologjisë.

“Studimi më i fundit na bind se maskat me përbërje pambuku vlejnë më shumë se maskat e tjera”, thotë shkencëtari pranë Institutit, Christopher Zangmeister. Këto maska thithin sasi më të vogla uji gjatë frymëmarrjes së një personi, duke krijuar një mjedis të lagësht brenda maskës.

Nëse grimca të vogla, mikroskopike kalojnë përmes maskës, ato absorbojnë një pjesë të lagështisë dhe rriten, duke bërë që të qëndrojnë më gjatë në maskë. Ndërsa maskat e tjera me përbërje sintetike, nuk e duan ujin dhe nuk absorbojnë asnjë grimcë, duke bërë që këto të fundit të mos kenë asnjë filtrim dhe rrjedhimisht i fusim në organizëm gjatë frymëmarrjes.

Pjesë e studimit kanë qënë maskat prej pambuku, najloni, sintetike, poliestre dhe maskat me pëlhurë me fije artificiale. Kërkuesit edhe një herë theksojnë se maskat mjekësore dhe ato të njohura si N95, sigurojnë mbrojtjen dhe filtrimin më të mirë për qytetarët.