Shqipe Rexha, është gjyshja që nuk heq dorë, nga kërkimet për partnerin e jetës.
E ftuar në “Shqipëria live”, ajo tregon si duhet të jenë burrat që aplikojnë, për të ardhur në program, për të. “Të jetë i gjatë, kaçurrels, pa mjekër, pa mustaqe, mos të konsumojë alkool, as cigare, nuk më pëlqen pa flokë…”
Ndriçimi, po ashtu konkurent i “Për’puthen +40” ndërhyn dhe rrëfen një ‘sekret’ që Shiqpja i ka treguar. “Ish-burri i saj ka qenë pa flokë dhe e ka tradhëtuar, prandaj i ka marrë inat qerosët. As mua, që jam pa flokë, nuk më pëlqen”, thotë Ndriçimi.
Shqipja shton se po pret mundësi të tjetra, konkurentë të rinj, për të folur më pas për pëlqimet e saj. Për Shqipen dhe Luljetën, 64-vjeçe, konkurentet më të mëdha në moshë, formula e programit është ndrysh. Çdo burrë, që shpreh interesin për to, mund të telefonojë dhe të vijë në studio të bëjë një takim 4-minutësh. Më pas zgjedhja i takon zonjave.