Kandidatja e PS-së për deputete në kryeqytet,Ermonela Felaj ka zbuluar se pas fushatës do të nisë nga puna për të pasur një fëmijë të dytë.

Felaj tha gjatë aktivitetit të prezantimit të kandidatëve për deputet se ajo është në borxh ndaj vajzës së saj të vetme, dhe për këtë po mendon që të ketë një shtatzëni të dytë. Po ashtu edhe Veliaj shtoi se do t’ja thotë këtë edhe gruas së tij.

Felaj: Se kam shumë të madhe familjen Erjon, kam vetëm një vajzë, Herën, e cila kërkon që të ketë një motër ose një vëlla, dhe i jam në borxh. Nuk është një gjë që kam hequr dorë, shpresoj që fushata të shkojë mbarë, PS të marrë mandatin e tretë, skuadra jonë të jetë një skuadër fituese, dhe pastaj të kemi të gjithë kohën, që ju të ktheheni te familja si baballarë, dhe unë të shoh për një beb tjetër, të rifilloj nga e para.

Veliaj: U ça superlajmi, do ia them dhe gruas sime këtë, që të inkurajohet edhe ajo për të dytin.