Më poshtë gjen klasifikimin e shenjave përsa i takon pjekurisë dhe maturisë. Nga njëshi tek dymbëdhjeta, për të gjitha shenjat. Mëso ku bën pjesë ti, partneri e gjithë ata që ke pranë.
1) Virgjëresha-Virgjëresha, maniake për përsosmëri dhe kontroll, është e përkushtuar edhe për të vepruar gjithmonë në mënyrën e duhur. Që në moshë të hershme i kanë qëllimet të qarta. E dinë se çfarë duan dhe janë të përkushtuar në arritjen e qëllimeve të tyre. Ata janë gjithashtu në gjendje të menaxhojnë durimin dhe të organizojnë gjithçka në mënyrë të përsosur.
2) Bricjapi-Natyra punëtore e shenjës e bën një nga ata ku gjithmonë mund të mbështetesh. Të gjithë i kërkojnë ndihmë Bricjapit, pikërisht prej pjekurisë. Ka shkathtësi dhe qetësi në zgjidhjen e problemeve.
3) Peshorja-Përgjegjshmëria e vë në tre vendet e para. Përpiqen shumë të gjejnë zgjidhjen e duhur për të mos bërë gabime. Peshorja është edhe serioze dhe e sofistikuar.
4) Demi-Përpiqen të sillen në një mënyrë të drejtë dhe të përgjegjshme, por jo gjithmonë kanë sukses në këtë drejtim. I gatshëm të marrë peshën e gabimeve të tij nga të cilat merr mësime jete. Preferon t’u drejtohet fakteve duke treguar një pjekuri të madhe. Kokëfortësia e tij e bën të përballet me situatat me një vendosmëri të madhe.
5) Luani-Përshtatet mirë me kontekstin dhe me njerëzit: e di se kur është koha të argëtohemi dhe kur të jemi seriozë. Karakteri i tij krenar dhe me vetëbesim e shtyn atë të këmbëngulë kur vendos qëllimet. Por kur dëshiron të argëtohet, di të bëhet i shkujdesur dhe gjithashtu të mbajtur një qëndrim fëminor.
6) Gaforrja-Gaforrja është mjaft e pjekur, por nëse ndjen ndonjë kërcënim bëhet e papjekur duke i zbuluar të gjitha shqetësimet dhe frikërat. Në fakt, në rast vështirësie ai kurrë nuk do të dëshironte të ishte rritur. Nuk e lejon veten të ndikohet nga askush.
7) Ujor-Ka tendencë të jetë shpesh rebel. Ndjek mendjen në vend të instiktit.
8) Akrepi-Akrepi nuk mund të përmendet në mesin e shenjave më të pjekura të zodiakut, edhe pse gjithmonë ka vetëkontroll. Kështu ai vendoset në një pozicion thelbësisht të ndërmjetëm. Në rast të situatave të ankthit dhe stresit, tregohet i papjekur. Për më tepër, është një tip i pazakontë: e jeton jetën në mënyrën e tij, pa u shqetësuar shumë për pasojat.
9) Shigjetari-Shigjetari përpiqet të jetë i pjekur me një farë qëndrueshmërie, por jo gjithmonë ka sukses. E konsideron pjekurinë të mërzitshme, përkundrazi shpesh i nënshtrohet sjelljeve impulsive, duke rënë në kontradikta dhe gabime. Shigjetari priret të jetë krenar dhe nuk ndryshon kurrë për të tjerët, motoja është të jetë i lumtur.
10) Dashi-Shenja e Dashit është nga natyra impulsive dhe e shkujdesur. Por kur është e nevojshme ai di të demonstrojë pjekurinë dhe besimin e tij. Gjithmonë i duhet të luftojë për të mbajtur nën kontroll instiktin dhe padurimin e tij. Nëse nuk arrin ta bëjë këtë, mund të bëjë gabime, por edhe të lëndojë të tjerët.
11) Binjakët-Binjakët kanë një shpirt fëminor që shpesh shfaqet në mënyrë spontane. Kështu që ata ikin nga përgjegjësitë, zotimet dhe barrat, ndërsa ndjekin lirinë dhe zemërgjerësinë. Moto e tyre është të jetojnë “këtu dhe tani”, pa menduar shumë dhe pa u shqetësuar.
12) Peshqit-Shumëëë fëminor sepse urrejnë mërzinë e botës së të rriturve. Ata preferojnë të jetojnë në botën e ëndrrave dhe të mbështeten në imagjinatën e tyre, në vend që të përballen me përgjegjësi dhe angazhime. Nuk kanë frikë nga gjykimi i të tjerëve.