Ndërsa Gjermania dhe vendet e tjera europiane po shtrëngojnë masat kundër Covid-19, Danimarka do të lehtësojë masat.
Të hënën qeveria e Danimarkës konfirmoi se do të lehtësonte masat e marra në prill dhe maj. Nga 6 Prilli, do të hapen shkollat ndërsa restorantet, teatrot dhe bizneset e tjera do të rihapen një muaj më vonë.
Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen tha se shpreson të heqë pothuajse të gjitha kufizimet pasi të jenë vaksinuar të gjithë personat nën 50 vjeç. Sidoqoftë, plani i rihapjes së vendit vlen vetëm për njerëzit që janë të pajisur me një certifikatë vaksinimi.
Danimarka gradualisht ka lehtësuar masat e marra pasi normat e infeksionit kanë rënë. Ndërkohë vende të tilla si Gjermania, Franca dhe Italia, kanë shënuar rritje të infeksioneve në javët e fundit.