Shtetet e Bashkuara e kanë përshëndetur memorandumin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Exxonmobile dhe Excelerate Energy, duke i cilësuar si hapa te parë drejt rinisjes dhe zgjerimit të operacioneve të termocentralin e Vlorës. Në një letër dërguar ministres së infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku. Zëvendëssekretari i shtetit per europën dhe eurazine, Philip Reeker thekson se ky partneritet do të kontribuojë ndjeshëm për pavarësinë energjetike të vendit tonë , dhe do ta kthejë Vlorën e Shqipërinë në një qendër energji.
Shtetet e Bashkuara, thuhet në letër, e mbështesin me forcë Shqipërinë ne avancimin e sigurisë energjetike. Struktura në Vlorë do të shënojë një hap të rëndësishëm përpara drejt zgjerimit të qasjes së Europës ndaj burimeve të shumëllojshme dhe te qëndrueshme të energjisë. Një Europe e sigurtë në burimet e saj të energjisë është një partner i fuqishëm në arritjen e objektivave tona të përbashkëta në rajon e në mbarë botën. Përpjekjet tuaja për firmosjen e marrëveshjes kanë qenë domethënëse e personalisht, e vlerësoj vizionin tuaj dhe dëshirën për të punuar me firma të rëndësishme amerikane për këtë projekt, nënvizon ne letër zyrtar i lartë i departamentit te shtetit.