Analisti dhe gazetari Drita Hila u përplas në Open me Endrit Shabanin kreun e nismës Thurje , pas një komenti se kjo e fundit është thjesht një filial i LSI-së.
Debati: Hila: Nuk e di pse është aty ai, këta janë flial i LSI. Bollino: Nisma thurje kot kandidon. Shabani: Nisma Thurje s’ka asnjë lidhje me asnjë parti. Hila: Je shumë i ri në lojë, pastaj akuzo gazetarët si të shitur. Kush t’i ka paguar sallat se kushtojnë një djall e gjys, nxirr kush e ka krijuar është Besjan Pesha ish kreu i AKBN e pushuan nga puna dhe
formoi Thurjen
Shabani: S’kemi njerëz nga LSI. Lideri quhet Endrit Shabani. I shkreti ti. faturat i kemi online, u janë dhënë atyre që na kanë bërë dhurime. Mos thoni gjëra të pavërteta. Hila: Që nga themeluesi i Nismës është i LSI, ti je kot aty .