Shpëtoni një herë e mirë nga papastërtitë në fytyrën tuaj. Ja trajtimi ideal. Kujdesi për fytyrën është kthyer në një sfidë të vërtetë, pasi papastërtitë gjenden kudo. Nuk ka shumë rëndësi nëse keni fytyrë të yndyrshme, të thatë apo mikse, problemet me lëkurën mund të jenë gjithnjë prezente.
Për të shpëtuar nga to, me siguri ju ofrohen me mijëra mënyra çdo ditë, por jo të gjitha prej tyre janë efikase. Do të shpëtoni një herë e mirë nga papastëritë, aknet apo probleme të tjera, ndaj mblidhni përbërësit dhe aplikojeni menjëherë në fytyrë.
Përbërësit-1 luge gjelle kos; 1 lugë gjelle mjaltë; 1 luge gjelle turmerik (erëz, pluhur i verdhë); 1 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja-Zgjidhni një enë të thellë dhe shtoni brenda të gjithë përbërësit, duke përzier mirë. Në mënyrë që të formohet një pastë e njëtrajtshme dhe pa kokrriza.
Aplikojeni atë në fytyrë të pastër e deri në fund të qafës dhe lëreni të thahet për 15-20 minuta. Më pas sipas dëshirës me anë të një pambuku shpëlajeni fytyrën me qumësht duke hequr kështu edhe maskën e krijuar. Mbajeni qumështin në fytyrë edhe për 5 minuta të tjera e më pas lani fytyrën me ujë të bollshëm si zakonisht. Këtë hap mund edhe ta evitoni duke e shpërlarë fytyrën direkt me ujë, pasi maska të jetë tharë në fytyrë.
Kur duhet ta aplikoni-Këtë trajtim bëjeni të paktën dy herë në javë ose disa herë në muaj. Do të vini re zbardhje të lëkurës, largim të akneve në zonën e fytyrës dhe qafës gjithashtu edhe balancim të yndyrës së tepërt. Përbërësi më i rëndësishëm në këtë trajtim është padyshim turmeriku.
Kjo erzë që vjen nga shafrani i Indisë është një pluhur i verdhë i pasur me shumë antioksidantë. Kështu që përveçse largojnë toksinat dhe papastëritë ju ndihmojnë edhe në rininë e përhershme fytyrës. Kjo erëz do të stimulojë promovimin e kolagjenit, elastinës të cilët janë element kyç në mbajtjen e një lëkurë të re e të shëndetëshme.