Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka takuar nga afër Marlinin, të dëmtuarin e tërmetit të 26 Nentorit, i cili u dergua në Itali për kurim pas dëmtimeve të rënda shëndetësore.
Manastirliu shkruan se Marlini nga spitali i Traumës u dërgua në atë të Barit për t’u rikuperuar plotësisht. Ministrja e Shëndetësisë ka vizituar familjen e Marlinit të cilët janë gëzuar me një vajzë.
Postimi i plotë i ministres Manastirliu: Kur jeta e Marlinit varej në një fije të hollë shprese, për javë të tëra në gjendje kome pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit 2019, kujdesi në Spitalin e Traumës dhe më pas trajtimin që i mundësuam në Spitalin e Barit, i shpëtuan jetën të riut nga Durrësi.
Kënaqësi të ritakohem me Marlinin, që pas rekuperimit të plotë shëndetësor, bashkë me shoqen e tij të jetës Megin, janë gëzuar me Mian e porsalindur #tinukdotëjeshkurrëvetëm❤️
Posted by Ogerta Manastirliu on Saturday, 27 Mars 2021