Saimiri dhe Meri janë një ndër çiftet më të komentuara në median rozë në Shqipëri, kjo për shkak të njohjes së tyre në “Love Story”. Pas emisionit, Saimiri i “Love Story” u nis për në Gjermani, por pa Merin. Bukuroshja nga Elbasani tha se asaj i është dashur të qëndrojë në Shqipëri, ndërkohë që Saimiri ka udhëtuar për punë.

Ndjekësit janë bërë shumë kuriozë për marrëdhënien e tyre. Ata nuk i kanë kursyer pyetjet “Ku është Meri?”, apo “A jeni ndarë?”, në çdo post të Saimirit. Ky i fundit ka kthyer një përgjigje publike, duke sqaruar se ai dhe Meri janë bashkë dhe do vazhdojnë ta njohin njëri-tjetrin.

Reagimi: Faleminderit për pyetjet dhe interesin që keni për marrëdhënien time me Merin! Unë Merin nuk e mbaj në xhep me vete…jetojmë në kohë pandemie dhe ajo nuk vjen dot në Gjermani për momentin.

Jemi për bukuri me njëri-tjetrin! Rrini të qetë! Love Story mbaroi! Tashmë gjithçka është e jona! Private. Po përpiqemi ta njohim më shumë njëri-tjetrin, dhe përveç të tjerave kemi dhe sprovën e distancës…! Faleminderit për mirëkuptimin.