Vaksina anti-Covid suedezo-angleze AstraZeneca ka ndryshuar emrin në “Vaxzevria”. Modifikimi është miratuar nga agjencia evropiane e barnave EMA pas kërkesës nga grupi prodhues, i cili ka ndryshuar gjithashtu pamjen e produktit dhe udhëzimet referuese.
Megjithse miratimi është marrë më 25 mars, ndryshimi u raportua sot nga agjencia suedeze e barnave Läkemedelsverket, bazuar në të dhënat e agjencisë evropiane EMA. Zhvillimi vjen pas disa diskutimeve dhe kontestimeve të vaksinës për efekte anësore, të cilat përfundimisht janë refuzuar me miratimin e dytë zyrtar të rregullatorëve.
Agjencia suedeze tha se vaksina mbetet e pandryshuar por shtoi se emri i ri së bashku me etiketimet dhe paketimin, ishte “diçka e nevojshme”.