Infermiere gjate punes per vaksinen kunder koronavirusit, Covid-19, ne ambientet e stadiumit Air Albania. Shqiperia ka nisur vaksinimin me vaksinat e Pfizer, fillimisht per stafin shendetesor. Ne diten tete te vaksinimit anti-COVID u vaksinua stafi i pavionit COVID te Pediatrise ku trajtohen femijet e prekur nga koronavirusi./r/n/r/nNurses during work for the vaccine against coronavirus, Covid-19, at the Air Albania stadium. Albania has started vaccination with Pfizer vaccines, initially for health staff. On the eighth day of the anti-COVID vaccination, the staff of the COVID Pediatric ward where children affected by the coronavirus are treated were vaccinated.

Gratë shfaqin efekte më të shpeshta anësore sesa burrat, pas marrjes së vaksinës kundër SARS-CoV-2, sipas të dhënave të një studimi të kryer nga Universiteti Kombëtar i Athinës. Ky ndryshim është ndoshta për shkak të gjeneve të ndryshme dhe hormoneve të ndryshme midis gjinive, ndërsa vëzhgime të ngjashme janë bërë edhe me vaksinat e tjera në të kaluarën. Të dhënat për 13.7 milion dozat e para të vaksinës në Shtetet e Bashkuara raportuan efekte anësore në 7,000 njerëz, 79% e të cilëve ishin gra.

Për më tepër, të gjithë 19 personat që kishin një reaksion anafilaktik me vaksinën Moderna ishin gra, ndërsa 44 nga 47 reagimet anafilaktike ndaj vaksinës Pfizer ishin gra. Bazuar në të dhënat e disponueshme, gratë gjithashtu kishin alergji më të shpeshta ndaj vaksinës së virusit të gripit në 2009, dhe përgjithësisht në vitet 1990-2016, 80% e reaksioneve anafilaktike ndaj vaksinave, të tilla si vaksina e gripit, vaksina e hepatitit B dhe shytat e fruthit u raportuan po te gratë.

Shkencëtarët ia kanë atribuuar këtë sistemit imunitar më të fortë të grave, të cilat mund të prodhojnë më shumë antitrupa si një përgjigje ndaj vaksinave. Kjo gjë duket se është e lidhur me hormonet e ndryshme. Estrogjeni kontribuon në prodhimin e antitrupave, ndërsa testosteroni ka efektin e kundër. Gjithashtu shumë gjene që rregullojnë përgjigjen imune gjenden në kromozomin X, ku gratë kanë dy kopje, ndërsa burrat vetëm një.

Kjo ndoshta shpjegon edhe incidencën më të lartë të sëmundjeve autoimune te gratë. Sipas shkencëtarëve, gratë duan një dozë më të ulët të vaksinës për të arritur përgjigjen e duhur imune, pasi vaksina e dhënë në të njëjtën dozë për të gjithë, mund të ketë përgjigje të ndryshme dhe efekte anësore.