KryeministriRama ka parë nga afër procesin e vaksinimit në një qendër shëndetësore në Laç, ku u uroi shëndet të moshuarve që po prisnin në radhë për të bërë vaksinën.Rama tha se me nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë në të gjithë vendin, mund të arrijmë lehtësisht të bëjmë 30 mijë vaksinime në ditë duke bërë në një kohë shumë më të shkurtër parashikimin që doza e parë të vaksinës të jetë bërë masivisht dhe të jenë mbyllur grupet vunerabël ndaj COVID-19.”Tani që kemi mundësitë , me 20 mijëshen e arritur dje jemi vetëm në fillim dhe mund të shkojmë lirshëm me 30 mijë vaksinime në ditë, pra një kohë shumë më e shpejt nga sa e kemi parashikuar ne mund të bëjnë dozën e parë masivisht dhe të mbyllim pjesën më vunerabël pastaj pesa tjetër na jep më shumë kohë”, tha Rama.
Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se në dy ditë në Kurbin janë bërë mbi 600 vaksinime dhe se nga fillimi i vaksinimi në të gjithë vendin janë bërë mbi 100 mijë vaksinime.”Deri tani janë bërë 90 vaksina dhe po vijon ende procesi në Kurbin në qendrat shëndetësore dhe në dy ditë kemi bërë mbi 600 vaksina. Sot shkojmë mbi 100 mijë vaksinime që nga 11 janari, kur ka nisur procesi i vaksinimit në vendin tonë. Moshat +85 vjeç janë duke u vaksinuar në qendrat shëndetësore, por edhe në shtëpi kur nuk kanë mundësi për të lëvizur”, tha Manastirliu.