Variantet e reja që kanë pushtuar Europën kanë çuar në një rritje të frikshme të rasteve ditore dhe numrit të vik timave, pavarësisht fushatës së vaksinimit, me një sërë eskpertësh dhe liderësh që paralajmërojnë se kontinenti ndodhet tanimë në valën e tretë. Pjesa më e madhe e vendeve të Europës parashikojnë të arrijnë kulmin e kësaj vale pas dy ose javësh, me Italinë dhe Portugalinë që po rrisin masat me shpresën se deri në javën e tretë të marsit do të kenë ulur kurbën e infektimit. Por parashikimet që vijnë nga Gjermania sinjalizojnë se Europa se vala e tretë dhe rritja e rasteve është tanimë e pashmangshme.
Kancelarja Angela Merkel u ka thënë politikanëve në partinë e saj konservatore se vendi ndodhet në tanimë në mesin e valën së tretë të pandemisë pavarësisht se ekonomia më e madhe e Europës është prej më shumë se dy muajsh në izolim. Ajo është duke planifikuar që ta zgjasë afatin e masave kufizuese deri më 28 mars.
“Për shkak të varianteve të reja, ne ndodhemi prej javësh në një fazë të re të pandemisë, nga e cila mund të konsiderohet një valë e tretë,” tha Merkel për gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. “Pra, ne duhet të vazhdojmë të tregojmë kujdes maksimal, në mënyrë që një valë e tretë të mos çojë në një mbyllje të re të plotë në të gjithë Gjermaninë.”
Ndërkohë eksperti gjerman i shëndetësisë Karl Lauterbach tha se ka rritje rasteve jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë Europën mund të jetë e vështirë të parandalohet. “Ne nuk jemi ende në mes të valës së tretë të infeksioneve, por ajo ka filluar dhe nuk mund të ndalet,” i tha Lauterbach gazetës Passauer Neue Presse.
Merkel ka kërkuar se masat e bllokimit të vendosura në fund të vitit të kaluar të zgjaten edhe në mars, për të shmangur mbingarkimin e spitaleve. Kancelarja mësohet se ka kërkuar shumëfishimin e testeve të shpejta dhe rritjen e kapacitetit të testimit, në mënyrë që vendi të dalë sa më parë nga vala e tretë. Ndërkohë që po vihet re rënia e rasteve të reja në disa shtete federale, në disa të tjera rastet e reja po rriten.
Gjermania gjithashtu ka zgjatur kontrollet në kufijtë e saj me Republikën Çeke dhe provincën Tirol të Austrisë deri në 3 mars. Kufizimet u futën në 14 Shkurt për të frenuar përhapjen e varianteve të koronavirusit në ato zona. Të vetmit që lejohen përtej kufijve janë gjermanët dhe banorët gjermanë, shoferët e kamionëve, punëtorët shëndetësorë dhe disa të tjerë, por të gjithë duhet të bëjnë tampon.
Gjermania dhe Franca u përpoqën të shmangnin mbylljen e kufirit të tyre të përbashkët, por të enjten, Franca tha se do të forconte kufizimet rreth kufirit për shkak të rritjes së rasteve në rajonin verilindor të Moselës që i atribuohet përhapjes së varianteve të virusit të zbuluara për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Brazil.
Të mërkurën, qeveria franceze urdhëroi që zona e Dunkirk duhet të shkojë në një bllokim fundjave për të ndaluar atë që Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran e përshkroi si një situatë “alarmante” duke pasur parasysh rritjen e ndjeshme të rasteve. “Pjesë të tjera të Francës gjithashtu kanë parë rritje të shpejtë të rasteve”, tha zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal të mërkurën. Greqia njoftoi po ashtu të mërkurën se nuk do të ishte në gjendje të hiqte kufizimet e bllokimit në zonën e gjerë të Athinës të hënën e ardhshme, siç ishte planifikuar, pas një rritje të shpejtë të rasteve, veçanërisht në rajonin e Atikës. Ndërkohë në Evropën Lindore, Hungaria dhe Republika Çeke kanë parë gjithashtu një rritje të madhe të rasteve, ndërsa Sllovenia kishte javën e kaluar numrin më të lartë të viktimave për banorë në botë
Italia gjendet po ashtu në një situatë të ngjashme, pasi përhapja masive e variantit britanik po kontribuon në një rritje të shpejtë të rasteve të raportuara në të gjithë vendin. Italia shënoi 13 mije raste dhe gati 250 viktima në 24 orët e fundit. Rajoni verior i Lombardisë, ku shpërtheu për herë të parë koronavirusi, i kërkoi qeverisë më shumë vaksina për të ndihmuar në ndalimin e një rritjes së rasteve të reja, sidomos në Brescia. Në qytetin me një popullsi prej rreth 1.2 milion në fillim të shkurtit kishte 100 raste të reja por të martën regjistroi 973 raste, shumica me variantin britanik.
“Ne mund të flasim për një valë të tretë nga këndvështrimi ynë”, tha Dr. Cristiano Perani, shefi i së urgjencës në spitalin civil të Brescia. “Rritja ishte graduale, por ka një përshpejtim të frikshëm në javët e fundit.”
Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana, i tha po ashtu ministrit italian të shëndetësisë se rajoni kishte nevojë për një “shpërndarje të menjëhershme të vaksinave në zonat ku variantet e reja po përhapen”. Tashmë, Lombardia, rajoni më i populluar i Italisë, ka vendosur masa të reja bllokimi në Brescia dhe po shpërndan vaksina më së shumti në krahinat dhe qytete përreth në Bergamos. Qëllimi është të vaksinojë sa më shumë njerëz të jetë e mundur sa më shpejt të jetë e mundur në zonat më të goditura. Guido Bertolaso, i cili është përgjegjës për fushatën e vaksinimit tha se rajoni do të anashkalonte rezervat prej 30% që qeveria kombëtare rekomandon të mbahen të gatshme për dozat e dyta dhe duke filluar nga e enjtja do të fillojë vaksinimin e banorëve të moshave 60-79 vjeç, shumë më herët sesa ishte planifikuar.
Qeveria italiane nga ana tjetër ka zgjatur një ndalim të udhëtimi midis 20 rajoneve të vendit deri në 27 mars me shpresën se kjo do të ngadalësojë përhapjen e varianteve shumë ngjitëse të koronavirusit. Ndalimi i udhëtimit midis rajoneve u prezantua pak para Krishtlindjes dhe kishte pritur të skadonte në 25 shkurt, por zyrtarët kanë frikë se një relaksim i kufizimeve mund të çojë në një rritje të re të rasteve, të shtyrë nga varianti i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar. Në vendimet e tij të para, kabineti i ri i Kryeministrit Mario Draghi gjithashtu zgjati kufizimet për ndalimi e vizitave të familjarëve dhe miqve.
“Kjo është lu ftë,” thotë Bertolaso. Nënkryetarja e bashkisë së Brescia, Laura Castelletti, tha se banorët ishin të gatshëm të pranonin masa të reja bllokimi , të cilat përfshijnë mbylljen e të gjitha shkollave dhe bareve, për sa kohë shpejtohet ritmi i vaksinimit. “Ne jemi të gatshëm të bëjmë sakrifica nëse fushata e vaksinimit shkon përpara,” tha ajo. Brescia dhe Bergamo ishin dy nga provincat italiane më të goditura gjatë valës së parë të pandemisë, e cila filloi këtë herë vitin e kaluar dhe shpejt e ktheu Lombardinë në epiqendrën e valës së parë në Europë.