Nga dita në ditë në “Përputhen” po zbulohen të fshehtat e konkurrentëve dhe në puntatën e sotme ka qenë rradha e Sindit dhe Aristelës. Sindi vetë gjatë takimit me Muratin zbuloi se e ka puthur atë në faqe teksa ai ka qenë në kafene me djemtë t jerë.
Murati: Sindi, ti kur vjen nuk thua as mirëmëngjes.
Sindi: Unë nuk them mirëmëngjes? Unë kam ardhur dhe të kam thënë si nuk më takon dhe ti as nuk je cuar të më takosh.
Murati: Po aty kanë qenë gjithë cunat.
Sindi: Po por unë erdha të të takoj ty. Të kam puthur në faqe.
Ndërkohë gjatë emisionit u publikua një video e Aristelës në shoqërinë e Kristjanit në një kafene.
Aristela u justifikua duke thënë se ishin pronarët e lokalit që e ftuan pasi mësuan se ishin takuar bashkë.
Dy konkurrentët kërkuan falje për thyerje të rregullores. Kujtojmë që edhe në puntatën e djeshme u zbulua se Andi dhe Jasmina janë puthur disa herë në prapaskenë dhe po ashtu Sara me Rinianin. Presim të tjera të palara…