Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i qarkut Tiranë për PS, ka thumbuar ditën e sotme kandidatët e PD për qarkun Tiranë, teksa drejtuesi i ‘Top Talk’ Denis Dyrnjaja i bën pyetjen se a do të ketë risi lista e PS për Tiranën.

Duke iu referuar shembullit të Kavajës ku PS ka të deleguar zv.ministrin e Infrastrukturë dhe Energjisë, Etjen Xhafaj, Veliaj tha: Ne kemi në Kavajë zv.ministrin tonë të Infrastrukturës, Etjen Xhafaj, i dilomuar në Harvard, ndërkohë që Saliu vazhdon të thotë se Kavajën e ka në xhep dhe zihet me Gridën se cili do të lexojë Eseninin ne Kavajë”

Kujtojmë që më herët Berisha doli kundër Grida Dumës si e deleguar në Kavajë, pasi mesa duke doktori akoma nuk ia ka harruar humbjen turpëruese Dumës në Durrës në zgjedhjet lokale të 2015.