Minsitrja e Shëndetësisë dhe Mbrojet Sociale Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook duke ju referuar Autoritetit Rregullator të Barnave te Bashkimit Evropian shkruan se Astra-Zeneca është një vaksinë e sigurtë dhe efektive

“ PO NDODH EMA (Autoriteti Rregullator i Barnave i Bashkimit Evropian): “Kemi mbërritur në një konkluzion të qartë shkencor. Astra-Zeneca është një vaksinë e sigurtë dhe efektive. Përfitimet janë shumë herë më të mëdha se sa risqet. Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut. Provat në botën reale, sugjerojnë që vaksina ka një efektshmëri edhe më të lartë se sa ajo e treguar gjatë testeve”, shkruan Manastirliu.

EMA ka dalë sot me një vendim në lidhje me vaksinën anti-covid, AstraZeneca, për të cilën shumë vende kanë pasur pikëpyetjet dhe sipas EMA-s, vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe nuk ka lidhje me trompozën.