KQZ i ktheu PD-së për rikorigjim listat e kandidatëve për deputetë pasi ishin vendosur më shumë emra seç lejonte ligji madje u hasën edhe probleme të tjera me gjeneralitetet.
PD i dërgoi në KQZ, por sërish iu kthyen pasi sërish kishte mbingarkim të emrave të kandidatëve për deputetë. Sot u aprovua përfundimisht lista e PD pasi KQZ i ktheu 78 kandidatë.
Lidhur me këtë ka reaguar me ironi edhe juristi i njohur Kreshnik Spahiu. Nuk kanë munguar ofendimet ndaj tij kur thotë se “Shqipëria ka kaq shumë idiotë që mashtrohen nga Basha”, me idenë se po i fut në lista që ata të investojnë për fushatën.
Shënimi i plotë
“Mashtrues lind, nuk bëhesh”
Aq shumë gënjen dhe premton Lulzim Basha sa ka dërguar 218 emra për deputet, nga 140 që lejon kushtetuta. KQZ që drejtohet nga opozita sapo i s’kualifikoi.
Basha Ka gjet 78 idot dhe i ka gënjyer që do jeni në lista për kandidat prandaj luftoni dhe financoni, ndërkohë që ligji nuk lejon mbi limitet rajonale. (PSH: Hasan Hyseni i 45 në Tiranë, ndërkohë që Tirana ka 36 deputet)
O Zot sa budallenj, ka ai vend.
Më vjen keq se ju shkuan dhe posterat kot, me foto duke buzëqeshur në facebook. Voto Nr: 202