Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, beson se Xavi Hernandez është njeriu më i duhur për të tentuar ta bindë Lionel Messin të qëndrojë në klub. Rikthimi i Xavit në Barcelonë ka qenë në fokusin e fushatës elektorale të Font, i cili shpreson ta përdorë ish-legjendën e klubit për ta mbajtur në Messin në Camp Nou, nëse zgjidhet president i klubit.
“Messi na ka thënë se projekti sportiv ka rëndësi për të për të qëndruar në klub”, tha Font për MARCA. Ai shtoi: “Në këtë rast, askush nuk është më i mirë për ta bindur atë se Xavi Hernandez”. Font foli edhe për planet e tij për përforcimin e skuadrës me lojtarë të rinj, me Sergio Agueron që mund t’i bashkohet Barçës sapo t’i mbarojë marrëveshja me Manchester City në verë. “Duke i parë kufizimet ekonomike, ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë sa i përket blerjeve”, shtoi ai.