“Një rekord më shumë, vëlla. Leo Messi, ju jeni mjeshtri i futbollit, ju jeni më i miri, jashtëtokësori, i vetmi, magjiku. Ju me siguri do të vazhdoni të mposhtni shumë rekorde të tjera. Ju jeni unik! Një përqafim, jashtëtokësor”.

Ky është mesazhi i Arturo Vidal, me hashtag-un “Messi767”, për të uruar yllin e Barcelonës me rastin e barazimit të më shumë ndeshjeve me fanellën katalanase, që deri dje e mbante Xavi Hernandez. Nuk mungojnë as “emoji” i gishtit të madh, që imiton “OK”, ai që tregon muskujt, një shkelje syri dhe një top. Mesfushori i Interit, pjesë e blaugrana-ve nga viti 2018 deri më 2020, nderon kështu ish-shokun e skuadrës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arturo Vidal (@kingarturo23oficial)