Partia Demokratike ka çelur pasditen e sotme zyrtarisht fushatën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Selia blu njoftoi se hapja e fushatës do të niste në orën 17:00.
Ndërkohë, që në sheshin “Nënë Tereza” gjithçka ishte gati, ajo që ra në sy ishte vonesa e kryedemokratit Lulzim Basha. Kamerat e pranishëm pikasën aleatin e Bashës, Dashamir Shehi I cili teksa priste që të vinte Basha, hidhej “pupthi” pa u kuptuar qartë nëse ishte nga i ftohti apo nga ndonjë arsye tjetër.
Janë jo të paktat rastet kur Dashamir Shehi është shfaqur i dehur në ekrane.