Nga Endri Kajsiu/ Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë firmosur ditën e sotme një marrëveshje për vazhdimin e koalicionit paszgjedhor, pasi në zgjedhje kanë hyrë të ndarë në dy lista. Ajo që është tanimë e qartë është se PD dhe LSI nuk kanë hyrë në një listë të përbashkët pasi secila prej tyre do të dobësojë tjetrën që nëse fitojnë, t’i vënë njëra tjetrës kufinj. Thënë ndryshe, brenda kësaj marrëdhënie nuk ka asgjë morale, por vetëm pragmatizëm për të kapur sa më shumë pushtet, gjithmonë nëse arrijnë të marrin më shumë se 70 mandate.
Nisur nga ky fakt, ajo që bie në sy në gjithë këtë marrëdhënie është se asnjëra nga këto parti nuk ka si synim që të qeverisë nesër për Shqipërinë e shqiptarët, por për vilat. Edhe slogani i tyre i cili u bashkua duke u bërë ‘Shqipëria, shtëpia që fiton’ në fakt tregon pikërisht këtë. Si një lapsus frojdian, slogani i Bashës e Kryemadhit në fakt tregon se mendja e tyre është tek shtëpitë, në rastin e tyre tek vilat, të cilat për sa kohë janë shtuar edhe duke qenë në opozitë, është e lehtë të imagjinohet se ç’mund të ndodhë nëse ata janë nesër në qeveri.
Çdo gjë që Luli dhe Monika bëjnë, çdo gjë, duke filluar nga programi, premtimet, intervistat, memet, koalicionet, marrëveshjet, gjithçka bëhet vetëm e vetëm që të fitojnë Vilat e tyre. Për para dhe për pushtet. Për Lulin, kunatin, Monikën dhe Ilirin. Dhe Saliun sigurisht, bashkë me familjen e tij të madhe.
Nga njëra anë kemi Lulzim Bashën (kunati dhe bashkëshortja e Bashës janë sot praktikisht padrinot e PD-së që formulojnë listat dhe vënë ‘çmimet’ për kandidim) i cili edhe pse në opozitë, ka shtuar vilat duke u bërë më katër të tilla. Edhe pse shtëpia e tij nuk pësoi asnjë dëmtim nga tërmeti, Basha shkoi dhe mori 2 vila të oligarkët (siç i cilëson ai) në një nga lagjet e kamura të Tiranës. Brenda PD-së tanimë thuhet hapur se Luli është në krye të partisë për tu pasuruar vetë dhe kunati i tij, siç ka bërë edhe në opozitë duke u vënë gjoba kompanive të mëdha në vend. Thënë këtë, kuptohet qartë se nuk do fitojë Shqipëria, por vilat e kreut të PD-së, nëse ky i fundit fiton zgjedhjet. Nuk duhet harruar edhe Sali Berisha, i cili i dha vajzës së tij kur ishte kryeministër pronat e Klubit Partizani, që më pas u ndërtuan dhjetra pallate me vlerë 150 mln euro.
Nga ana tjetër është Monika Kryemadhi, e cila krahas super vilës që ka në Lalz, (me 11 banjo ku dhe macet kanë tualetet e tyre), ka edhe shtëpi në Tiranë e fëmijët në shkolla të shtrenja sa më s’ka në Mbretërinë e Bashkuar. E vështirë të besohet se pas katër viteve në opozitë, Kryemadhi do të vijë në pushtet për tu shërbyer shqiptarëve, ndërkohë që është provuar më parë që i ka shërbyer luksit të saj sëbashku me Ilir Metën natyrisht.
Pra, alternativa që PD dhe LSI i ka ofruar shqiptarëve janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi (Ilir Meta e Sali Berisha poashtu), të cilët që në slogan kanë treguar që vilat e tyre do fitojnë, nëse ata marrin pushtetin.