Dita e tretë e fushatës elektorale ka gjetur kryeministrin Edi Rama në qytetin e Shijakut.
Pasi ka parë nga afër procesin e vaksinimit, ka dalë në rrugë duke u takuar me banorët e zonës.
Një prej banoreve ndaloi duke i thënë: “Përshëndetje, mund të kem privilegjin të takoj gjigantin. Në emër të qytetarëve të falënderoj”, ndërsa kryeministri e përshëndeti.
Më pas e ndaloi një vajzë e vogël e cila i tha: Je më i mirë se Luli. Faleminderit për shkollën e re.
‘Goca është fansja më e madhe e jotja’- i tha Ramës, babai i vajzës.