Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, dhe disa ish-ambasadorë amerikanë në Shqipëri. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka thekson se ka ndarë me diplomatët shumë nga historia jonë e përbashkët.
“Një kënaqësi e veçantë takimi im virtual me Ambasadoren Yuri Kim dhe ish-ambasadorët amerikan në Shqipëri, Marisa Lino, Marcie Ries, Alexader Arvizu dhe Donald Lu. Ndamë shumë nga historia jonë e përbashkët! Gjithashtu, u shpreha mirënjohjen për mbështetjen që i dhanë Shqipërisë gjatë tranzicionit të vështirë, si dhe për faktin që janë miq të Shqipërisë!”, shkruan Xhaçka.