Tashmë fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht për zgjedhjet qendrore të 25 prillit dhe një tjetër figurë publike ka shprehur mbështetjen për kandidatin me nr. 32 Eljo Hysko. Xhensila Pere ka bërë të ditur përkrahjen e saj për deputetin Hysko duke postuar përbri profilit të këtij kandidati një foto të vetën teksa dikton me duar numrin 32.

Eljo Hysko, deputet i PS-së dhe përfaqësues i qarkut të Tiranës, nisi mandatin e deputetit në vitin 2019. Në zgjedhjet e 25 prillit ky deputet rivjen në garë duke synuar vijimin e rrugës së nisur për përfaqësim në politikën shqiptare.

Xhensila, së fundi e njohur edhe në rolin e saj si drejtuesja e emisionit “Dy botë”, i bën thirrje publikut, veҫanërisht rinisë, që të mbështesin Eljo Hyskon pasi e ardhmja është rinia dhe Shqipëria ka nevojë për një përfaqësim të tillë në Kuvend.

Në publikimin e saj Xhensila Pere shkruan: “Shqipëria ka nevojë për djem si Eljo Hysko. Shqipëria ka nevojë për të rinj e të reja me ide të qarta. E ardhmja është rinia, jemi ne! #32”.