Drejtuesi politik për PS në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dha një lajm të mirë për biznesin e vogël në kryeqytet. Ai tha se këtë javë në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të votohet tarifa zero e hapësirës publike për biznesin e vogël, për t’u ardhur në ndihmë pas vështirësive të kaluara këtë periudhë pandemie. Ai sugjeroi se këtë vendim ta marrin dhe bashkitë e tjera.
“E bëmë vjet, do ta bëjmë edhe sivjet për të gjitha bizneset kafe, lokale, që përdorin hapësirën publike. Do ta falim tarifën e hapësirës publike. Për 2-3 muaj u bllokua puna e tyre, është punuar vetëm brenda. Ndaj, do ta votojmë në Këshillin Bashkiak javën tjetër. Mund t’ua japim edhe juve një kopje të vendimit, se si ta aplikoni për të lehtësuar sadopak biznesin e vogël në Rrogozhinë”, sqaroi Veliaj.